Konspiracionisti: Shqiptarët rrezikohen nga një çip i lidhur me 2 satelitët

6 Korrik 2023 | 08:52

Konspiracionisti Arianit Sllamniku tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se shqiptarët rrezikohen nga një çip i lidhur me 2 satelitë.

Ai komentoi këtu satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” për të cilët vendi ynë paguan qira.

Sipas Sllamnikut në fund të vitit do të futet në qarkullim paraja digjitale dhe të gjithë do të mikroçipohen për të bërë pagesa dhe për të qarkulluar financiarisht.

“Këto mikroçipime nënkuptojnë dhe survejim ose mbikëqyrje nga lart. Ato mikroçipa punojnë me 8 bit elektricitet i cili prodhohet nga trupi dhe japin sinjale,” – u shpreh konspiracionisti.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm ditën e djeshme në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit  satelitor”, tha se përveç 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, kompania e shërbimit ka ofruar dhe 8 satelitë të tjerë pa pagesë ekstra për furnizimin me më shumë imazhe në ato periudha kohe kur kishte më shumë mundësi që të lexohej territori.

Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin dhe shumë fenomene të tjera negative. Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të mbrojtjes kombëtare civile, në det e terren kanë theksuar dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024