Granit Xhaka firmos në Bundesligë, Di Maria rikthehet ‘në shtëpi’

6 Korrik 2023 | 14:56

Pas një rrugëtimi të jashtëzkonshëm në disa nga skuadrat më të njohura të Evropës, Angel Di Maria ka vendosur të rikthehet në shtëpi. Në moshën 35-vjecare, sulmuesi argjentinas ka zgjedhur të bëhet pjesë e Benfikës, edhe pse kishte oferta nga Arabia Saudite e skaudra të tjera evropiane. Detajet e kontratës nuk bëhen të ditura, por një arsye e fortë për tu rikthyer është se Di Maria e njeh mjaft mirë atmosferën, duke qenë se në vitin 2007 ishte pjesë e “Shqiponjave”.

Një tjetër rikthim në këtë merkato ishte ai i Granit Xhakës, që do të jetë pjesë e kampionatit gjerman. Mesfushori gjerman prej disa muajsh ishte në bisedime me Bayer Leverkusen e duket se është bindur që ta vijojë karrierën atje ku ka firmosur për 5 vite. Kujtojmë se në garë ishin dhe rekordmenët e Bayern Munchen.

Merkatoja e rikthimeve nuk ka përfunduar ende, sepse një vendim të tillë e mori dhe Cesar Azpilicueta, plot 11 vite pasi iu bashkua Chelseas. Spanjolli vendosi të largohet drejt La Ligas, ndërsa është lojtari më i ri i Atletico Madrid, ku mbërriti si lojtar i lirë. Azpilicueta e nisi karrierën tek Osasuna, duke qenë një lojtar i akademisë, më pas kaloi në Marsejë, e së fundmi ishte pjesë e bluve të Londrës ku numëron 349 paraqitje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026