Sekretarja amerikane e Thesarit i bën thirrje Kinës të bëjë reforma të tregut

7 Korrik 2023 | 10:10

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka nisur vizitën e saj katërditore në Pekin, duke i bërë thirrje ekonomisë së dytë më të madhe në botë që të bëjë reforma të tregut.

Ajo paralajmëroi se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të luftojnë kundër atyre që ajo i quajti “praktika të padrejta ekonomike” të Kinës.

Yellen i bëri këto komente gjatë takimit me kompani amerikane që veprojnë në Kinë. Paraprakisht, ajo u takua me ish-carin e ekonomisë kineze, Liu He, i cili është njeri i afërt me presidentin kinez, Xi Jinping. Zyrtarja amerikane po ashtu është paraparë të takohet edhe me kryeministrin Li Qiang.

Vizita e Yellen është pjesë e një sërë vizitash që synojnë të ulin tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit pasi ushtria amerikane rrëzoi një balonë kineze që po fluturonte mbi SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026