“Mafia kjo është”| Deputeti i PD: Pse Rama shkarkoi Bledi Çuçin

8 Korrik 2023 | 21:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania ku komentoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Dogjani tha se shkarkimi lidhet me ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë, ku të afërmit e deputetit Rrahman Rraja rrahën barbarisht dy pjesëtarë të fisit Maja.

Dogjani tha se Rama e ndërmori vendimin e shkarkimit për të larguar përgjegjësinë nga vetja si dhe të heq vëmendjen publike nga ngjarja e rëndë.

“Largimin e ministrit unë e shikoj të lidhur me Edi Ramën, sa herë që Ramës i rrezikohet pushteti, për të shmangur përgjegjësinë e opinionit publik ai largon bashkëpunëtorët e tij. Kjo tregon se nuk i mban bashkëpunëtorët. E dyta ai e bën që opinion dhe media të mos merren me këtë ngjarje të rëndë por që të merren me largimin e ministrit të Brendshëm, edhe emërimin e ministrit të ri. Unë e vlerësoj një ngjarje të tmerrshme, pasi përcjell një panik dhe çon mesazhin se këtu fitohet vetëm me banda dhe rrezikohet çdo qytetar i Shqipërisë.

Dogjani shtoi se në Shqipëri vendosin bandat dhe mafia të cilat kontrollojnë territorin, ndaj të gjithë qyretarët duhet të ndihen të kërcënuar.

“Kjo tregon që qytetarët shqiptarë janë të gjithë të kërcënuar dhe nuk është problem i vetëm kësaj familjeje, por i gjithë shqiptarëve. Mafia kjo është, mafia kontrollon territorin, aty keni pikërisht një grup të caktuar që kontrollon territorin”, tha Dogjani.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026