Dhuna e Rrajave/ Softa: Pa publikimin e videos nuk do kishte “tërmet” në polici
Eksperti i sigurisë Fation Softa ishte këtë të diel i ftuar në Eruonews Albania për të folur rreth ngjarjeve të fundit të ndodhura pas publikimit të një video dhune.
Behët fjalë për ngjarjen e ndodhur në Borizanë të Krujës, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy prej anëtarëve të fisit maja, pas një konflikti për guroren. Rrajat jo vetëm që ushtruan dhunë mbi dy personat por edhe e filmuan ngjarjen.
Ka qenë pikërisht videoja e filmuar prej tyre, ajo që sipas Softës solli përshkallëzimin e kësaj situate e cila çoi deri në shkarkimin e ministrit të Brendshëm Beldi Çuçit dhe dorëheqjes së deputetit të zonës Rrahman Rraja.
Softa tha se ky fis ishte lakuar disa herë për disa vepra, por mbështetja e politikës kishte qenë maksimale, ai tha se e tillë do të kishte qenë sërish sikur kjo video të mos ishte bërë publike.
“Flasim për një fis i cili është lakuar disa herë për disa vepra, por politika dhe mbështetja e saj ndaj personave, grupeve apo fiseve ka qenë maksimale.
Nëse nuk do të kishim këtë video që u publikua në media nuk do kishim këtë situatë të përshkallëzuar e cila erdhi që nga shkrirja e komisariatit, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe dorëheqja e deputetit.
Këtë valë apo këtë lloj tërmeti e shkaktoi shfaqja e kësaj videoje të filmuar dhe ofruar nga vetë këta grupe, që kërkuan që për këtë ngjarje të kishin edhe regji”,-tha Fation Softa.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi