Tabaku: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet sa më parë për Ahmetajn

10 Korrik 2023 | 12:42

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi ish-drejtuese e Komisionit Hetimor për çështjen e inceneratorëve, ishte e ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Tabaku e cilësoi zhvillimin tepër pozitiv, por sipas saj ky hap duhet të ishte marrë me kohë.

Deputetja e PD-së bëri me dije se po i drejtohen me një letër Kryetares së Kuvendit që të mbahet sa më parë mbledhja e Këshillit të Mandateve në mënyrë që t’i hapet rruga drejtësisë për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit.

Tabaku shtoi se kërkesa për arrestim është një provë që drejtësia mund të funksionojë.

“Sigurisht një zhvillim pozitiv, një hap përpara që duhet të ishte marrë me kohë. Unë kam folur për këtë çështje kohë më parë dhe kam kërkuar që SPAK të kishte vepruar. Kemi lexuar vetëm shkresën që është bërë publike ndërkohë që dosja është e plotë. Ne jemi ndërkohë duke i shkruar një letër kryetares së Kuvendit dhe duke i kërkuar të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve, si dhe jemi duke i kërkuar njëkohësisht dhe dosjen për t’u njohur me materialin përkatës. Unë besoj që drejtësia ka qenë në një provë të jashtëzakonshme dhe kërkesa për arrestimin e Ahmetaj është një provë që drejtësia mund të funksionojë”, tha Tabaku.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026