Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës, kërkesa e Ramës mbërrin në Presidencë
Dy kerkësat e kryeministrit Rama për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i ri bëhet me dije se kanë shkuar në Presidencë.
“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, njofton Presidenca.
Kryeministri Edi Rama njoftoi të shtunën shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, në kulmin e debatit publik në lidhje me guroren e fisit Rraja në Borizanë.
Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy persona të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXO GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore