“Deti Jon më pak i rrezikshëm se deti Adriatik”, Ambientalisti Sazan Guri jep arsyet

10 Korrik 2023 | 20:13

Ambientalisti Sazan Guri tha në një intervistë për Euronews Albania se midis detit Adriatik dhe Jon ka shumë ndryshime për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm.

Ai tha se nëse krahasojmë të dy detet do të shikojmë se deti jon ka më pak rrezikshmëri. Sipas ambientalistit Joni që në fillim e përgatit mendjen e  njeriut për thellësi ndaj njeriu është gjithnjë vigjilent, ndryshe nga ç’ndodh me detin Adriatik. Gjithashtu ai tha se edhe densiteti i kripës apo i rrymës detare është më i favorshëm në detin e Jonit.

“Po të krahasojmë dy detet, joni është më pak i rrezikshëm. Ai ka sipërfaqe të thellë dhe njeriu që në fillim ballafaqohet me thellësinë dhe me largësinë. Nëse Adriatiku të gënjen me thellësinë dhe ti nuk e merr parasysh rrezikun e valëve.

Joni të mbron që në fillim nga ana psikologjike, se të përgatit që është shumë thellë. Joni gjithashtu ka densitet më të madh, ka më tepër kripë dhe trupi qëndron më lehtë mbi det gjithashtu rryma në detin Adriatik është dy apo tre herë më e fuqishme”,-tha Sazan Guri.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023