Bëri thirje për të mbështetur ISIS, Apeli i GJKKO dënon me burg ekstremistin
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin prej 2 vite e 8 muaj, për Ibrahim Lekicën, i njohur ndryshe dhe me emrin El Salih.
El Salih u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se ka përkrahur organizatën terroriste të ISIS.
Ai është shpallur për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Ibrahim El Salih përdorte rrjetet sociale, ku me profile false i bënte thirrje qytetarëve të përkrahnin luftën në Siri, si dhë bënte thirrje ekstremiste në mbështetje të Shtetit Islamik.
Vendimi:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I. E. S. për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.
- Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”
- Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim