Euronews siguron dosjen e çuar në Kuvend per Ahmetaj, 6 rastet e korrupsionit

10 Korrik 2023 | 17:44

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen e dërguar nga SPAK në Kuvendin e Republikës, ku kërkohet arrestimi i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në dosje evidentohen 6 raste, ku sipas organit të akuzës Ahmetaj ka kryer korrupsion në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Sipas SPAK ish-zv.kryeministri përfitoi rreth 500 mijë euro nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjatë periudhës 2016-2020.

Në dosje theksohet se vila e sekuestruar në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetaj, Erjola Hoxha, ka qenë në pronësi të Klodian Zotos, i cili e ka përfituar në mënyrë të tërthortë në vitin 2017.

Gjithashtu SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, Klodian Zoto de Mirel Mërtiri kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.

SPAK pretendon se Arben Ahmetaj ka përfituar:

  • Shumën prej  170,480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitjeje’ ndaj shtetasit Andi Boni (pagesë e kryer në përfundim nga shtetasi Helidon Begaj) në 2 apartamente ne sip.124.15 m2, ndodhur në ZK3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron”, sh,p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.
  • Pasurinë truall+ndërtesë me nr. pasurie 1/110 vol.12 faqJa 26 ZK 1925, me sipërfaqe tualli 521.13 m2, e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë në nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj.
  • Shumën prej 130,000 euro në vitin 2017 dhe 2018 duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’  ndaj shtetasit Besmir Prifti, të një apartamenti me sipërfaqe, 178.68m2 dhe një garazhdi me sipërfaqe 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e  ndërtuar nga shoqëri ‘Sheron” sh.p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe subjekti tregtar “Intefradet Technology Services”, sh.p,k nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti.
  • Shumën prej 140.000 euro në vitin 2018, duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit  dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të një apartamenti me sipërfaqe 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k.
  • Shumën prej rreth 34.422 euro të përfituar në formën e shpenzimeve dhe pagesa hotelesh, udhëtimesh përgjatë periudhës 2013-2017, pagesa këto të kryera drejtpërdrejt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për shtetasin Arben Ahmtaj apo të afërm të tij.
  • Shumën në total prej 2.007,373 lekë, në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtarë të ndryshme nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services”, Sh.pk në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.

LEXONI GJITHASHTU:?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026