Nikollë Lesi parashikon goditjen e radhës nga SPAK: Do të jetë një “VIP” në opozitë

11 Korrik 2023 | 14:03

Gazetari Nikollë Lesi ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij Lesi theksoi se goditja e Ahmetaj është lëvizja më e fortë që SPAk ka bërë deri më tani.

Megjithatë ai shtoi se intuita gazetareske e lë të kuptojë që goditja e radhës do të jetë më lartë në hirearki dhe do të vijë nga radhët e opozitës.

Me logjikë të thjeshtë Lesi parashikoi arrestimin e një ish-kryeministri që aktualisht ndodhet në opozitë.

“Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj der tani është lëvizja më e fortë që ka bërë SPAK. Ndoshta gaboj, por me nuhatjen time prej gazetari të vjetër dyshoj se po përgatitet të kalojnë pak nga opozita, ndonjë arrestim VIP nga opozita. Besoj me aq sa shoh lëvizjet nëse nuk janë të kalkuluara, siç thotë opozita se SPAK-u drejtohet nga kryeministri Rama. Tani është mbushur pak kupa, se ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie, ish-ministra, ish-zëvendëskryeministri, numri 2 i maxhorancës, po shkojnë në burg. Kam përshtypjen se tani do shkojnë pak djathtas, egër, se kush nuk e di. VIP quhet dikush në rangun më lartë se ish-zëvendëskryeministër”, tha Lesi.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026