“Ahmetaj, lab i hidhur”- Lesi: Nëse flet shkakton skandal të madh dhe shpëton
Nga studio e Euronews Albania, gazetari Nikoll Lesi i bëri thirrje Arben Ahmetajt që të dalë publikisht dhe të përballet me kolegët deputetët në Këshillin e Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.
Gazetari theksoi se nëse ish-zvëvendës kryeministri do të flasë, ai do të shkaktojë një skandal të madh dhe vetë mund të shpëtojë nga arrestimi.
“Nëse ka dosje që shkojnë më lart se veten duhet të flasë. Ahmetaj është një lab i hidhur, ndryshe nga Tahiri dhe Koka dhe besoj se do flasë. Nëse flet do shkaktojë skandal të madh dhe do shpëtojë”, tha Lesi.
Lesi shtoi se Ahmetaj duhet të përballet me drejtësinë dhe të dalë të mbrojë veten e tij pasi ndryshe e pret qelia e burgut.
“Nëse Arben Ahmetaj ndodhet në Shqipëri, po të isha në rastin e tij dhe nëse ndiej që nuk e kam shkelur ligjin, po edhe po ta kem shkelur, shkoj dhe përballem me kolegët në Këshillin e Mandateve, edhe me prokurorët e SPAK-ut nëse do të jenë aty. Them nëse kam firmosur ose jo, nëse më kanë urdhëruar ose s’më kanë urdhëruar, kam bashkëpunuar ose nuk kam bashkëpunuar me të tjerët. Sepse koka e turkut pritet dhe hidhet në lumë. Nëse Ahmetaj na ndjek se besoj që e ndjek shumë Euronews-in ai, kam përshtypjen se duhet të shkojë sot ballë përballë me kolegët deputetë. Të thotë gjërat si i mendon dhe të përballet me drejtësinë. Nëse ka fakte të reja, t’i thotë se tani atë e pret burgu tani. Të dalë dhe të mbrojë veten”, tha Lesi.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)