Infektimi me kolerë, mjeku tregon simptomat: Ja kush është më shqetësuesja

12 Korrik 2023 | 08:37

Taned Demaj, mjeku i emergjencës i cili jeton në Itali tha për “Good Morning Albanians”, se një pacient në Itali rezulton me kolerë.

Ai ndau për emisionin e mëngjesin në Euronews Albania disa shenja të  infektimit me kolerë dhe tha se mes tyre më shqetësuesja është diarreja shumë e shpeshtë e cila çon në dehidratim të trupit. Kolera tha ai përhapet me anë të ushqimit apo ujit të kontaminuar.

“Nga momenti kur konsumohet ushqimi, apo uji i kontaminuar me bakterje, brenda 24-72 orësh fillon një diarre që është shumë e shpeshtë. Ka një shkarkim që mund të shkojë 15 apo më shumë në ditë ky është një shqetësim i madh.

Kjo pastaj çon në dehidratimin totale të trupit. Këto janë ato “zilet e alarmit”. Mund të ketë dhimbje, marramendje, dhimbje abdominale”,-tha Taned Demaj.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026