Largimi i Ahmetaj, Avokati: Rëndon pozitat e tij penale, dënimi më i lartë
Avokati Besart Logo ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania ku foli në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
Logu tha se largimi i Arben Ahmetaj rëndon pozitën e tij penale përballë ligjit. Ai shtoi se refuzimi i përballjes me drejtësinë do të të reflektojë në dënimin përfundimtar, i cili do të jetë më i lartë.
“Largimi i zotit Ahmetaj përkon me të njëjtën datë dhe ditë, 7 korrik, kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.
Po t’i referohemi regullores së Kuvendit, në momentin që dorëzohet kërkesa në Kryesinë e Kuvendit që sjell dhe mbledhje e Këshillit të Mandateve, një kopje e kërkesës dhe provave i çohet deputetit në fjalë, që t’i jepet mundësia e mbrojtjes. Ta largojmë dhe këtë pjesën e dekonspirimit që doli nga SPAk, mos ta bëjmë pis SPAK-un dhe të jemi sa më objektivë.
Zgjedhja për të ikur mund të jetë bërë duke u konsultuar dhe me avokatët. Largimi nuk i shërben pozitave të tij penale. Nëse Ahmetaj do të vijojë të qëndrojë jashtë Republikës së Shqipërisë, në dhënien e vendimit përfundimtar është një masë rënduese që do të refletojë në dënimin përfundimtar që do t’i jepet”, tha Logu.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)