Deputeti i LVV: Përplasja fizike në Kuvend s’duhet të ndodhte, do i kushtojë Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku ndaj Albin Kurtit u hodh ujë.
Korenica tha që në fillim të seancës ka pasur provokime. Ai tha gjithashtu para gazetarëve se është e vërtetë që situata të tilla kanë ndodhur edhe më herët ku ka qenë lëvizja Vetëvendosje ajo që ka hedhur veza apo spraj, por kjo nuk do të thotë se këto gjëra duhet të vazhdojnë të ndodhin.
Ai tha se në asnjë mënyrë përleshja fizike nuk duhet të kishte ndodhur në kuvendin e Kosovës e shtoi se kjo do i kushtojë shumë.
“Shumë e papëlqyeshme, skena të tilla nuk duhet të ndodhnin kë kuvend. Deputetët duhet të përleshen me gjuhën e argumentit sa i përket kundërshtimeve politike që mund të kenë. Në arenën ndërkombëtare do i kushtojë shumë.
Në këtë drejtim më vjen keq për atë që ndodhi dhe më uroj që kjo të mos përsëritet më. Nuk duhet të flasim me gjuhën e forcës e sidomos brenda ambientit të kuvendit. Duhet të sillemi në mënyrë të civilizuar”,-tha Visar Korenica.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë