1.100 urgjenca në ditë, Brataj: 10% prej vapës, mbizotërojnë problemet kardiake

13 Korrik 2023 | 17:21

Rreth 1100 thirrje për ndihmë mjekësore drejtohen çdo ditë në numrin 127 të Urgjencës.

Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se rreth 10-11% e urgjencave janë të ndikuara nga temperaturat e larta.

“Nëse në Janar ishin 85 çrregullime që kanë të bëjnë me uljen e presionit , dehidradimi, mbërrijnë në 101 rastet në Korrik”- tha ai.

Më të prekur nga temperaturat e larta, mbeten moshat e treta dhe fëmijët.

“Janë më të rrezikuar fëmijët dhe të moshuarit për faktin  e mekanizmit mbrojtës që organizmi ka. Tek fëmijët janë të pazhvilluar mirë ndërsa te të moshuarit janë të ngadalësuar”- tha më tek Brataj.

Pas urgjencave nga vapa, problemet kardiake vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.

“Po të vëmë një piramidë, të patologjisë, kardiologjia është në vend të parë me 35%”- shtoi ai.

4500 vizita regjistrohen në javë në 30 qendrat shëndetësore verore të shpërndara në gjithë vendin. Kur vala e të nxehtit afrikan ka nisur të sjell ndikimin e saj në Shqipëri, mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes, me ekspozimin në diell, si dhe ushqyerjen e shëndetshme. Edhe pse në vendin tonë nuk ka asnjë jetë të humbur si pasojë e vapës, bluzat e bardha, thonë se çdo ditë ka fatalitet, që mund të ndikohen nga faktorët e motit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026