“Mazhoranca s’bëhet mburojë e askujt”, Balluku: Përgjegjësia e Ahmetajt, personale
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku tha për Zërin e Amerikës se përgjegjësia në rastin Ahmetaj, apo të gjithë atyre zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të majtë të akuzuar për korrupsion, është personale, dhe se kryeministri e mazhoranca nuk do të bëhen mburojë e askujt që akuzohet nga drejtësia.
E pyetur nëse qeveria duhet të ishte treguar më proaktive që gjatë hartimit të reformës në drejtësi, të mos liheshin hapësira që të akuzuarit për korrupsion, të largoheshin nga vendi, duke mos u përballuar me drejtësisë, zonja Balluku tha se ligjet gjithmonë kanë nevojë për përmirësim, dhe se përmirësimet vijnë nga eksperiencat që krijohen.
“Kryeministri e ka thënë disa herë që qeveria shqiptare nuk do të bëhet mburojë për askënd dhe përgjegjësia është personale. Kështu që këto janë procese normale dhe nuk besoj që ky është një proces ndryshe nga të tjerët. Kemi treguar që nuk kemi ndërhyrë në asnjë nga rastet kur ish-zyrtarë, ish-kryebashkiakë, ish-funksionare dhe funksionare, janë nën hetim nga kjo reformë e re, në gjyqësor dhe kudo tjetër. Janë procese për të cilat ne kemi qenë të përgatitur. Dhe sigurisht që nuk është politikë e qeverisë shqiptare, e Edi Ramës, dhe e mazhorancës që të ndërhyjë në punët e drejtësisë. Ne e dimë që kështu janë mësuar më përpara dhe e dimë që drejtësia udhëhiqej nga politika, dhe politikanët ishin ata që merrnin vendimet e drejtësisë, por nuk është kjo Partia Socialiste dhe nuk është qeveria shqiptare e udhëhequr nga Edi Rama”, tha Balluku.
Gjatë qëndrimit të saj në Uashington zëvendëskryeministrja njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë mori pjesë dhe në tryezën e organizuar nga Rrjeti i Udhëheqësisë të Transatlantikut në bashkëpunim me Këshillin e Atlantikut. Takimi u përqendrua tek bashkëpunimi rajonal si dhe në hapat që duhet të ndërmarrin vendet e rajonit të Ballkanit, për të trajtuar sfidat që u paraqiten.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi