Çështja “Ahmetaj”, deputeti i PD: I përfshirë i gjithë kabineti qeveritar

13 Korrik 2023 | 17:52

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja, është shprehur se mazhoranca po e zvarrit çështjen për Arben Ahmetajn.

Në  një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në aferën e inceneratorëve është i përfshirë i gjithë kabineti qeveritar duke theksuar se opozita është në mbështetje të SPAK në këtë çështje.

Sipas tij, Rama duhet që patjetër të vij në Kuvend.

“Nuk e kuptoj se përse e zvarrit çështjen mazhoranca. Lidhur me reformën në drejtësi kanë votuar 140 deputetët që kjo reformë të funksionojnë. Jemi në mbështetje të SPAK.  Në aferën e incneretarovëve është i përfshirë i gjithë zinxhiri opozitar, përfshirë dhe drejtuesit e bashkive. Të gjithë këta që kanë dhënë OK në miratimin për këto koncensione janë bashkëfajtorë apo përgjegjës në këtë aferë. Nuk e di se çfarë pune më të rëndësishme se sa çështja e Ahmetajt ka ky parlament sot. Nuk ka ndodhur që të jetë në arrati numri 2 i qeverisë. Ka 1001 arsye se përse Rama duhet të ishte në Kuvend”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026