English

Helsinki, presidenti Biden takohet me udhëheqësit e vendeve nordike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi bisedime me udhëheqësit nordikë në pallatin presidencial të Finlandës të enjten, gjatë një vizite në vendin anëtar më të ri të NATO-s pas një fjalimi të një dite më parë në Lituani ku denoncoi presidentin rus Vladimir Putin.

- Advertisement -

Zoti Biden shkoi në Finlandë, një vend fqinj me Rusinë, menjëherë pas takimit të nivelit të lartë të kësaj jave të NATO-s në Vilnius. Ai po merr pjesë në një takim të Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit e Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë.

Vendimi i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n i dha fund shtatë dekadave të neutralitetit ushtarak të këtij vendi. Me këtë anëtarësim, NATO pothuajse dyfishoi gjatësinë e kufirit me Rusinë.

Vendi frenoi me sukses një përpjekje për pushtim nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, por humbi një pjesë të territorit. Finlanda më pas mbajti një qëndrim të balancuar ndaj Rusisë deri kur filloi sulmi i forcave ruse në Ukrainë.

Përpara një takimi dypalësh me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, zoti Biden përshëndeti Finlandën si një “vlerë të jashtëzakonshme” për aleancën ushtarake të NATO-s.

“Unë nuk mendoj se NATO ka qenë ndonjëherë më e fortë”, u tha presidenti Biden gazetarëve në pallatin presidencial të Finlandës.

“Së bashku ne po mbrojmë vlerat e përbashkëta demokratike”.

Presidenti Niinisto tha se anëtarësimi i Finlandës në NATO i hapi rrugë “një epoke të re të sigurisë sonë” dhe përshëndeti përpjekjet e zotit Biden për “uniteti” në takimin e NATO-s në Vilnius, në përkrahje të Ukrainës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se gjatë takimeve zoti Biden do të përshëndeste gjithashtu hyrjen e mundshme të Suedisë në NATO, pasi presidenti turk Tajip Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimet ndaj kërkesës së saj këtë javë.

Suedia kishte aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO së bashku me Finlandën, por përpjekja e saj për anëtarësim u bllokua nga Turqia, e cila e akuzonte Suedinë se kishte marrë masa të pamjaftueshme kundër njerëzve që Ankaraja i sheh si terroristë.

“Ne po shohim një ndryshim të tërësishëm në strukturën e sigurisë evropiane si rezultat i veprimeve të Rusisë dhe vendet nordike janë afruar më shumë me Perëndimin si reagim ndaj veprimeve agresive dhe destabilizuese të Rusisë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Në takimin e nivelit të lartë të kësaj jave të NATO-s, presidenti Biden përshkroi përpjekjet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n si dëshmi se “etja e papërmbajtur për territor dhe kontroll” i presidentit rus Vladimir Putin kishte dështuar. Kjo, sipas zotit Biden, ka shërbyer vetëm për të forcuar aleancën ushtarake.

Ai gjithashtu arriti të zbusë pakënaqësinë e shprehur hapur të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, për mungesën e një afati për anëtarësim në NATO.

“Ne arritëm çdo qëllim që kishim vendosur të përmbushnim” u tha zoti Biden gazetarëve në aeroportin e Vilniusit para se të nisej për në Helsinki.

Presidenti Biden pritet gjithashtu të diskutojë ndryshimet klimatike dhe teknologjitë në zhvillim, ndër tema të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×