Drejtori i Antimafias italiane vjen në Tiranë, zbardhet biseda me Rrumbullakun

13 Korrik 2023 | 16:42

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit mirëpritën në ambientet e DPPSH-së, një delegacion të lartë të Policisë italiane, që kryesohej nga Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia Maurizio Vallone dhe përbëhej nga përfaqësues të kësaj drejtorie dhe nga përfaqësues të zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri.

Diskutimet gjatë kësaj vizite u fokusuan tek intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet policive të të dy vendeve, për të hetuar në mënyrë të përbashkët, grupet kriminale të trafiqeve, që veprojnë në të dyja vendet, si dhe për të bashkërenduar aksionet policore me qëllim shkatërrimin e këtyre grupeve, arrestimin e pjesëtarëve, si dhe sekuestrimin e aseteve financiare të tyre.

Rrumbullaku falënderoi kreun e Antimafias, Vallone dhe përfaqësuesit e zyrës së Interforcës italiane në vendin tonë, për partneritetin e ofruar nga këto struktura dhe nga policia italiane në tërësi. Ai theksoi se ky partneritet ka gjeneruar rezultate tejet pozitive në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe shprehu bindjen se raportet e bashkëpunimit dhe të miqësisë do të zhvillohen edhe në aspekte të tjera policore, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.

Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia të Italisë vlerësoi Rrumbullakun, për aktivizimin e plotë të Policisë së Shtetit, kryesisht gjatë viteve të fundit, për të marrë pjesë, për të koordinuar dhe për të drejtuar operacione të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e narkotikëve, në fushat e tjera të trafiqeve dhe kundër krimeve kufitare.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026