Bardhi prezanton raportin e opozitës për Ahmetajn: Rama ta gjejë dhe ta sjellë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka prezantuar në Kuvend raportin e opozitës për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në fjalën e tij, ai tha se koka e aferës së inceneratorëve është kreu i qeverisë Edi Rama, duke theksuar se të gjithë ministrat që janë në burg duhet t’i lirojnë qelinë këtij të fundit.
Mes të tjerash ai nënvizoi se Rama duhet të gjejë Ahmetajn, dhe ta çojë para drejtësisë.
“Unë i sugjerojë që Ahmetaj të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Të gjithë ato ministra që janë në burg duhet t’i lirojnë Ramës qelinë. Ideatori i aferës së inceneratorëve nuk është as miqësia Zoto- Mërtiri e Ahmetaj, as Damian Gjiknuri, as Lefter Koka, por vetëm Edi Rama. Rama vuri në lëvizje bashkitë, miratoi 17 vendime pa i shqyrtuar. Rama ka fuqinë që të detyrojë deputetët të votojnë ligjet që harton Klodian Zoto. Sot që ne flasim Mërtiri dhe Zoto përlajnë mijëra euro nga inceneratorët që nuk punojnë. Nëse Rama nuk do ishte i përfshirë në këtë aferë do të kishte urdhëruar gjetjen e Ahmetajt. Lajmëtari i Ah metajt dhe personi që i mundësoi Ahmetajt të dalë jashtë. Prandaj secili prej nesh duhet t’i kërkojë Ramës të dorëzojë para drejtësisë Ahmetaj. Ai duhet të kthejë paratë në buxhetin e shtetit dhe të vuajë dënimin”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore