Rama për Ahmetaj: Kërkesa e SPAK duhej miratuar, solli dosje voluminoze

14 Korrik 2023 | 18:54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në një komunikatë për mediat lidhur me rastin e Arben Ahmetaj. Ai tha se nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor “për të mos e lëshuar” në rast se ai ka problem me drejtësinë.

Rasti i Ahmetaj tha ai tashmë i takon SPAK për të vërtetuar nëse është i fajshëm apo i pafajshëm.

“Ndryshe nga gjithë historitë e tjera të suksesit dhe të politikës, kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses. Arban Ahmetaj nuk është asnjë njeri i panjohur dhe asnjë njeri i largët për mua, ai është një nga bashkëpunëtorët me të cilët kam punuar më shumë, e kam marrë më shumë në telefon.

Nuk më takon mua të them nëse ai është i fajshëm apo i pafajshëm, po ndryshe nga një rast I viteve më parë, ku ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej refuzuar dhe ashtu bëm sot autorizimi i kërkuar nga SPAK ishte i domosdoshëm. Këtë herë na u vu përpara një dosje voluminoze hetimore, i takon drejtësisë të vendos nëse ai është i fajshëm apo i pafajshëm”,-tha Rama.

“Zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast, ndaj po e përsëris sot atë që e kam thënë e stërthënë shumë herë në të gjitha mbledhjet, se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë që bën dy punë edhe për shtetin edhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua as me ne, por duhet ta mbajë vetë qoftë para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti, qoftë edhe para drejtësisë. Unë nuk zgjedh bashkëpunëtore për të mos i lëshuar”,-shtoi kryeministri duke nënkuptuar se shkeljet secili prej bashkëpunatorëve të tij duhet të mbajë përgjegjësi individuale para ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026