Rama reagon për Ahmetajn: Nuk do mbaj mbi shpinë askënd që ka thyer besimin tim
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me urdhrin e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në një komunikim për opinionin publik Rama tha se nevoja e një reforme të thellë në drejtësi është kërkuar me ngulm nga ai dhe qeveria e tij, me qëllim përmbysjen përfundimisht të sistemit të vjetër.
Rama u shpreh se nuk do të pajtohet me askënd që abuzon me besimin e qytetarëve dhe besimin e tij për t’u pasuruar për veten e tij.
Sipas Ramës, qëllimi i tij ka qenë që të përmbyset përfundimisht sistemi i vjetër i drejtësisë.
“Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe kurrizin e një kali që mund ta kalërojë” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori