Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit
Një 39-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në Greqi. Mësohet se viktima është Orhan Bajrami, një emër i njohur për policinë e vendit fqinj si biznesmen i lojërave të fatit.
Policia greke bënë me dije se viktima është qëlluar nga dy atentatorë në zonën e Halkidikisë. 39-vjeçari ndodhej me pushime dhe jetonte në një shtëpi të marrë me qira.
Dy autorët, që sipas mediave greke duket të kenë qenë vrasës me pagesë, kanë lëvizur me motorë dhe kanë shtënë me breshëri plumbash drejt shtetasve të Maqedonisë.
I plagosur në ngjarje ka mbetur dhe një mik i viktimës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Orhan Bajrami, njihej me nofkën “OKI” dhe ka pasur disa precedentë të mëparshëm penalë.
Vetëm disa muaj më parë në qendër të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva, një bashkëpunëtor i ngushtë i Orhan Bajrami. Vrasja ka mbetur ende e pazbardhur dhe dyshohet të ketë lidhje me biznesin e lojërave të fatit.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI| Vritet me thikë në rrugët e Londrës 22-vjeçari shqiptar
- VIDEO| Vritet në pikën e karburantit 50-vjeçari shqiptar, ishte në kafe me autorin
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit