Policia kufitare sekuestron 20 mjete lundruese nga Vlora në Durrës

15 Korrik 2023 | 13:21

Policia kufitare ka ushtruar kontrolle në të gjithë hapësirën ujorë të vendit me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve nga mjetet lundruese.

Në kuadër të këtyre kontrolleve nga porti i Durrësit në Vlorë, janë bllokuar 20 mjete të tjera lundruese, prej tyre 16 nga DVKM Vlorë dhe 4 nga DVKM Durrës.

Mjetet e bllokuara: 10 Jet Ski, 7 skafë dhe 3 gomone.

“Shkeljet e konstatuara janë lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000-100 000 lekë të rinj”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026