U vra nga policia, miku i Çollakut: Ishte inteligjent, vuante nga mungesa e vajzës
Një person që kishte njohje me shqiptarin Haxhi Çollaku, 55-vjeç, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten ka dhënë një deklaratë për mediat.
Sipas asaj që shkruajnë këto të fundit, dëshmitari ka thënë se Çollaku ishte një person shumë inteligjent.
Më tej ai shtoi se shqiptari u vra në lagjen ku jetonte gruaja dhe vajza e tij, duke shtuar se 55-vjeçari vuante nga fakti se nuk mund të shihte dot të bijën.
Ndër të tjera miku i 55 vjeçarit shprehet se dhimbja e tij është e madhe dhe nuk mund ta shikojnë ato që janë rreth tij.
“Haxhiu përshkruhet si një përbindësh, por ishte person me inteligjencë dhe ndjeshmëri të madhe. Nuk e di se me çfarë qëllimi ka shkuar në lagjen ku jeton ish-gruaja dhe vajza e tij, nuk e di historinë me ish-partneren dhe nuk ia lejoj vetes të them se çfarë është e vërtetë apo e rreme”, shprehet ai.
Më tej ai ka nënvizuar se shqiptari kishte punuar shumë për të sjellë familjen nga Shqipëria në Itali.
Italiani tregon se Çollakun e njohu një vit më parë ndërsa ai po punonte në një kopsht.
“Më tha se kishte një partnere, mendoj një grua polake, por gjithmonë mendonte për vajzën. Ishte një person shumë privat, por vuajtja e tij e brendshme dukej menjëherë”, tha ai mes të tjerash.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje