“100 familje rrezikojnë të ardhurat”, Banori i Komanti: Po u bllokohen varkat…

16 Korrik 2023 | 17:15

Bllokimi i varkave për shkak të mungesës së dokumentacionit është bërë një problem që ka prekur thuajse 100 familje në zonën e Komanit.

Paulin Gjetja, një banor i Komanit, ishte i ftuar këtë të diel në Euronews Albania për të folur rreth kësaj situate.

Ai tha se nga bllokimi i varkave artizanale janë prekur rreth 100 familje të cilave u është hequr kështu e vetmja mundësi për të nxjerrë fitime.

“Bllokimi i varkave ndikon aq fuqishëm sa që njerëzit që tani kanë filluar të thonë se ne nuk rrimë më në Shqipëri dhe duan të ikin. Ata gati 100 persona që deri më tani kanë mundur të çojnë në familje ushqim nga puna me këto varka, thonë nuk mundemi më, janë dorëzuar.

Është gjëja e vetme që i ka mbajtur njerëzit në këto zona kaq të vështira sa është këtu lugina e Komanit, një zonë shumë e vështirë për ushqimin, shkollimin, spitale, s’ka asnjë rrugë, këta mundohen t’i bëjnë të gjitha vetë këta, i bllokojnë edhe këtë pjesë të vogël të turizmit që i ka mbajtur për të qëndruar në shtëpitë e tyre. Edhe turizmi këtu sezonal është ne fillojmë në 1 maj dhe e mbarojmë në fund të shtatorit”,-tha Paulin Gjetja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024