Prag tragjedie në Durrës, përleshje mes 2 familjeve pas prishjes së martesës
Policia e Durrësit prandalon përshkallëzimin e një konflikti në familje u arrestuan në flagrancë shtetasit.
Një konflikt mes dy familjave në fshatin Arapaj është parandaluar të agravohet në përdorimin e armëve nga ana e policisë së Durrësit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Korab dhe Nazmie Uka, si dhe shtetasi Gëzim Demiri.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën 20-vjeçe të Gëzim Demirit, e cila akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Korab Uka, gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Gëzim Demiri dhe vajza e tij, shtetasja H. D. kanë shkuar në banesën e familjes Uka në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së Korbait me vajzën e tij.
Aty ka lindur dhe një konflikt fizik, ku shtetasit në fjalë janë përleshur me njëri-tjetrin.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës