Po festonin gëzimin familjar, arrestohen dy dasmorët që qëlluan me armë
Në Gjilan, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar ditën e djeshme.
Dy shtetas të moshës 68 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi gjatë një dasme në qytetin e Gjilanit kanë qëlluar me armë zjarri.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pas një denoncimi nga qytetarët se rreth orës 14:20, në lagje të qytetit të Gjilanit, janë shënuar të shtëna me armë zjarri.
“Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuar R.I. (viti i lindjes 1955, mashkull, kosovar shqiptar) dhe F.S. (viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar shqiptar) të cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri”, raporton policia e kosovës.
Uniformat blu kanë sekuestruar dhe dy armë zjarri, njëra e llojit Ëalther e kalibrit 9 mm dhe tjetra e llojit Zoraki 917-T si dhe tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku janëmarrë në pyetje në lidhje me ngjarjen
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin armët e zjarrit gjatë gëzimeve familjare që kanë gjatë sezonit të verës.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)