Gazetari Leka: Rama “lau duart” me Taulant Ballën, ja misioni që ka
Gazetari Martin Leka deklaroi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama i dha postin e ministrit të Brendshëm Taulant Ballës si një formë falënderimi për kontributin e këtij të fundit në Partinë Socialiste.
Sipas gazetarit dhe vetë Balla është i vetëdijshëm që ky është posti më me rëndësi që ka shansin të ketë dhe për këtë arsye do bëjë çmos për t’i çuar Ramës rezultate konkrete.
“Unë mendoj që Balla e ka shansin e fundit në karrierën e vet në mazhorancë. Rama i ka shlyer borxhin e madh për gjithë kontributin në PS me këtë post. Kishte kohë që përflitej dhe nuk po e merrte dot. Unë mendoj që është fiks post për të larë duart sepse ministri i Brendshëm më jetëgjatë është Saimir Tahiri. Këtu duhet parë dhe ana pozitive e Ballës, në atë që mendoj se ai e di edhe vet që këtë e ka postin e fundit si shpërblim për kontributin në PS, kështu që do të mundohet të shkojë te Edi Rama me notat dhe ngjyrat që kërkon ai,” – u shpreh Leka.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës