Dyrnjaja: Kam bindjen që Rama do e shpërblejë, ja posti që mund të marrë Spiropali

17 Korrik 2023 | 22:01

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Elisa Spiropali mund të presë të emërohet si kryetare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, post të cilin e mbante Taulant Balla, i emëruar tashmë ministër i Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Sipas tij, fakti që Spiropali është dhe ministre Shteti nuk përbën asnjë problem dhe shprehu bindjen se Rama do e shpërblejë me një post.

“Rama për sentiment dhe për ego, kini parasysh çfarë i ka bërë Erion Veliajt disa herë. Taulant Ballën nuk e ka shitur kurrë publikisht, nuk e ka degraduar kurrë. Ka bërë një lëvizje politikë, e ka zhgënjyer që se emëroi ministër të Brendshëm kur ky e priste ta emëronte, ama në fund fare e ka pasur gjithmonë pranë vetes, e ka pasur gjithmonë në linjën politike, e ka pasur gjithmonë në linjën e parë të sulmit dhe e dualizoi me Elisa Spiropalin, e cila besoj po pret dhe ajo një post që mund të jetë posti i Ballës deri më sot, kam përshtypjen,” – deklaroi Dyrnjaja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026