Struga vendos rregull, ndalon shëtitjen me bikini në qytet
Së fundmi Komuna e Strugës në Maqedoninë e Veriut ka marrë një masë interesante lidhur me pushuesit që lëvizin në qytet. Ata nuk do të lejohen që të jenë me rroba banjo kur shëtisin në qytet.
“Respektimi i rendit publik!
Me qëllim respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës.
I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike.
Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”,-thuhet në postimin e komunës në Facebook.
Edhe qyteti i njohur turistik italian, Sorrento, vitin e kaluar vendosi të gjobisë të gjithë personat që do të lëviznin në rrugët e qytetit me bikini.
Turistët me bikini ishin kthyer në shqetësim për banorët vendas dhe si rezultat do të gjobiteshin për 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull. Bashkia e qytetit e konsideronte si sjellje të pahijshme në publik, gjë që mund të dëmtonte imazhin e qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran