“Futeni bukën në ngrirje pastaj në termusin e plazhit”,-këshillon profesor Sinani
Profesor Abdyl Sinani, ekspert i industrisë ushqimore, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për mënyrën se si duhet të ushqehemi gjatë kësaj periudhe ku njerëzit shkojnë në plazh dhe kalojnë orë të gjata të ekspozuar në diell.;
Profesoiri këshilloi që nëse marrim bukë me vete, e mira është të marrim ushqime të thata pasi ato janë më të sigurta. Veza e zier e paçarë apo djathi i dhisë janë dy ushqime të sigurta për t’u marrë me vete, ndërsa nëse duam të marrim bukën me vete në plazjh, sipas profesorit, e mira është që atë ta vendosim në ngrirje një natë më parë, e ta lëmë të shkrijë gradualisht në termus.
“Buka mund të merret, por nëse ne kemi arritur ta ngrijmë dhe ta shkrijmë në termus. Nuk është praktikë shumë e dëgjuar te ne, por nëse do ta ruash në termus, e ngrin njëherë në frigorifer e në termus ajo fillon të shkrijë në mënyrë graduale. Kjo është metodë për raste të veçanta që të mos thahet buka”,-tha profesor Abdyl Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork
- 09:12 Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar
- 09:09 Hegseth për praninë ushtarake në Evropë: Kemi një plan për shkurtime të trupave amerikanë
- 09:04 Trump: Është qesharake që SHBA-të të vazhdojnë marrëdhënien e tyre “të njëanshme” me NATO-n
- 08:59 IKMT shemb ‘beach barin’ pa leje në Jalë