Sekuestrohen 294 shezlongë në Durrës, policia: Liruam hapësirën publike

19 Korrik 2023 | 13:23

Policia e Durrësit ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar 147 çadra dhe 294 shezlongë që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin “Rëra e Bardhë”, në Manzë.

Policia bën me dije se ka proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat, u konstatuan 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 3 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:

-Xh. Gj., 26 vjeçe, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse;

-A. B., 54 vjeç, pasi kishte vendosur 84 shezlongë dhe 42 çadra, pa lejen përkatëse;

-I. I., 49 vjeç, pasi kishte vendosur 168 shezlongë dhe 84 çadra, pa lejen përkatëse.

Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026