Megaoperacioni anti-drogë në Krujë| Vijon asgjësimi i kanabisit, 1200 bimë më pak
Policia e Krujës në bashkëpunim me FNSH-në dhe Shqiponjat kanë asgjësuar rreth 1200 bimë kanabisi.
Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër” në terren janë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë.
Operacioni është shtrirë në Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës.
Njoftimi i policisë:
Gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi.
Gjatë një prononcimi, shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Kreshnik Alimadhi ka bërë me dije se aktualisht është duke u zhvilluar faza e 29-të e operacionit dhe gjatë kësaj faze janë asgjësuar rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, si dhe është vënë në pranga 1 shtetas.
Operacioni është në zhvillim e sipër dhe shefi i Komisariatit të Policisë Krujë është shprehur se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar gjatë të gjitha fazave të këtij megaoperacioni.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal