Vrasja e Lekstakaj, Prençi: Nëse është për gjakmarrje, Nikulajt duhet të çojnë fjalë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, foli në Euroneës Albania në lidhje me vrasjen e së mërkurës, në Balldre të Lezhës, ku Nikolin Lekstakaj u ekzekutua në një atentat mafioz.
Premçi tha se nga të dhënat paraprake duket sikur kemi të bëjmë me një vrasje për gjakmarrje nga fisi Nikulaj.
Por ai shtoi se nëse do të zbatohet e drejta zakonore, hasmi që ka marë gjakun duhet të çojë fjalë për vrasjen e kryer, në të kundërt sipas tij kemi të bëjmë me një vrasje të rëndomtë.
“Po qe s’e është gjakmarrje në kuadër të së drejtës zakonre, fisi që ka marrë gjakun duhet të çojë fjalë që të kam vrarë unë, në të kundërt është vrasje tinëzare dhe nuk futet te gjakmarrje. Nëse është vrasje për gjakmarrje, fisi Nikulaj ka kaluar një vrasje më shumë. Është bisedë e shëmtuar, por në kuadër të gjakmarrjes si rregull të japin afat, nëse I kërkon besë dhe dorë të japin afat të caktuar, Fisi Nikulaj mund t’i shkojë në varrim dhe t’i thotë që s’të kam vrarë unë. Nësër mund të marrin anëtarë të Komitetit të Pajtuesve të Gjaqeve dhe të bëjnë be që s;të kam vrarë unë. Pastaj varet nga fisi Lekstakaj nëse do ta pranojë”, tha Prençi.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit