Dosjet e vetingut| Haka: Drama e 79-vjeçarit, pret gjyqin për pensionin 2000 lekë

22 Korrik 2023 | 20:37

Temë e emisionit “Review” në Euronews Albania ishin dosjet e vetingut dhe vonasat që kanë lindur në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore si pasojë e reformës në drejtësi.

E ftuar në emision avokatja Etleva Haka, përmendi rastin e një të moshuari, mbi jetën e të cilit mosdhënia e drejtësisë ka ndikuar tragjikisht.

Haka tha se zotëria është 79-vjeç dhe pavarësisht se ka punuar 45 vite në minierë pensioni i ka dalë 2 mijë lekë të reja. Sipas saj ai ka fituar gjyqin në Shkallën e Parë por endet dyerve të gjykatave për të marrë pensionin që i takon.

“Do të sjellë një rast shumë të dhimbshëm, është një zotëri është 79-vjeç dhe ka punuar 45 vite në minierë. Pensioni i ka dalë 2 mijë lekë të reja në muaj. Ka fituar gjyqin në Shkallën e Parë, është zhvilluar seanca gjyqësore në vitin 2015, endet në dyert e gjykatave sepse ka formim professional jo aq të mjaftueshëm sa të ngrerë një padi. Ka kërkuar t’i bëhet avokati falas dhe nuk e ka gjetur. Deshi fati që u takova me zotërinë dhe mora përsipër ta asistojë. Kam bërë kërkesën në Gjykatën e Apelit të Juridi që t’i përshpejtohet çështja. Zotëria shkoftë edhe 179 vjeç, por kur duhet ta marrë drejtësinë?! Kush mund të jetojë me 20 dollarë në muaj, çfarë mund të blihet në Shqipëri me 20 dollarë, kur vetëm ilaçet shkojnë 200 dollarë”, tha avokatja.

Ndiqni emisionin e plotë këtu: 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026