Dosjet e vetingut| Vorpsi: Po ikën brezi i dytë i ish-pronarëve që s’merr zgjidhje
Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, ishte i ftuar këtë të shtunë në studion e emisionit “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vonesat që ka sjellë vetingu në shqyrtimin e dosjeve në gjykata.
Vorpsi tha se vonesat në gjykata po bëjnë që të vdesë dhe një brez tjetër ish-pronarësh pa marrë zgjidhje për çështjen e tokave.
“Ka ikur një brez e gjysmë dhe po ikën dhe brezi i dytë që po ikën pa marrë të drejtën e pronës. Në vitet ’90 ishte një brezë që ishte 60-70 vjeçar, që kërkonte t’i kthehej prona, sot ai brez ka ikur. Brezi i atyre që ishin 50-vjeç në vitet ’90, u ka ardhur koha që të ikin. Pra po ikën një brez e gjysmë dhe nuk kanë marrë zgjidhje në lidhje me pronat”, tha ai.
Vorpsi shtoi se gjatë 30 viteve të fundit, ish-pronarët kanë mundur të kompensohen vetëm për 2 900 hektarë, nga 14 mijë hektarë që kanë kërkuar në gjykatat shqiptare.
“Jemi në një moment që do kemi një tablo të qartë se çfarë është bërë në raport me kërkesat e pronarëve.
Sipas të dhënave zyrtare nga viti ’94 e deri më sot kërkesat e pronarëve kanë qenë që t’u ktheheshin ose kompensoheshin një sipërfaqe toke bujqësore dhe pylli bashkë prej 290 mijë hektarësh. Njëkohësisht kanë kërkuar që t’u kompensohej një sipërfaqe trualli prej 14 mijë hektarësh. Kanë kaluar 30 vjet që janë të depozituara kërkesat e pronarëve për këto shifra që unë ju dhashë. Sot mund të themi vetëm kaq që pas 30 vjetësh nga 14 mijë e 200 hektarë që kanë kërkuar ish-pronarët, u janë kthyer vetëm 2 900 hektarë tokë truall”, tha Vorpsi.
Ndiqni emisionin e plotë këtu:
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë