30 mjete lundruese të bllokuara nga Vlora në Sarandë, gjoba deri në 1 milion lekë

23 Korrik 2023 | 12:17

Policia ka bllokuar 30 mjete të tjera lundruese gjatë kontrolleve nga Vlora në Sarandë. Bëhet fjalë për 12 Jet Ski, 13 gomone dhe 5 skafe.

Drejtuesit dhe pronarët e mjeteve kanë marrë gjoba nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

Shkeljet e konstatuara janë lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord dhe mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, ka bllokuar 30 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme.

-Në Radhimë, Ksamil, Borsh, Lukovë dhe në Vlorë janë bllokuar 12 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masat 100 000 lekë të rinj dhe 10 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni; 2 drejtues u ndëshkuan me nga 100 000 lekë të rinj, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar, ndërsa 9 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan secili me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni;

-Në Sarandë, Borsh, Jalë, Himarë, Radhimë, në gjirin e Vlorës dhe plazhin e vjetër Vlorë janë bllokuar 13 mjete lundruese gomone. 3 nga drejtuesit u ndëshkuan me masat 100 000 lekë të rinj dhe 20 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, për mungesë dokumentacioni dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 9 drejtues u ndëshkuan secili me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni, ndërsa drejtuesi tjetër u ndëshkua më 30 000 lekë të rinj, për tejkalim të kapacitetit të personave të lejuar në bord;

-Në Radhimë, Dhërmi, në shpellën e Lukovës dhe në Vlorë u bllokuan 5 mjete lundruese skafe. 3 nga drejtuesit u ndëshkuan me masën 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zona të ndaluara, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë  u ndëshkuan me 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026