Zgjedhjet e përplasja me Bardhin, Gjana: Vulën s’e mban sekretari, prodhojmë të re
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana u shpreh se zgjedhja e kryetarit më 29 korrik është një proces tërësisht statutor.
Sipas tij në të gjitha rastet degët e PD-së kanë sjellë verifikimin e listave të anëtarësisë, nuk janë bërë në Tiranë. Në total Gjana tha se do të votojnë 25 mijë e 460 anëtarë.
“Lista e anëtarëve nuk bëhet publike, ju e dini këtë histori. Nuk është çështje transparence, ju jeni gazetarë, jeni të parët që duhet të kërkoni respektimin e ligjshmërisë në këtë vend. Ka jo 1, por 3 ligje që ndalojnë publikimin e të dhënave kofidenciale të organizatave politike, të sindikatave, të partive politike dhe të strukturave të tjera të sistemit privat,” – u shpreh Gjana.
Ai sqaroi se Partia Demokratike është e gatshme me këdo pjesë që mund të akimojë rezultatin.
Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së, për të cilën tha se qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.
“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. Se mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse epo vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep. Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër,” – u shpreh Gjana.
Kujtojmë se 7 deputetë të Partisë Demokratike, paraqitën të hënën një raport ku kanë bërë një vlerësim të legjimitetit të vendimeve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sipas hulimtimeve të kryera, 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, nga 459 gjithsej, janë kundër zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të PD.
Në këto kushte, deputetët e PD, kërkuan nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi që të mbledhë Këshillin Kombëtar, në mënyrë që të mos ndërmerren veprime të njëanshme që përçajnë akoma më shumë Partinë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut