Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, motori përplas për vdekje 40-vjeçarin në Fier

25 Korrik 2023 | 22:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në në aksin rrugor “Fier-Patos” rreth orës 21:50 ku B. B., 43 vjeç, humbi kontrollin e motorit e përplasi për vdekje E. B., 40 vjeç, banues në Fier.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia drejtuesi i motomjetit është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026