Operatori turistik: Vendet ekskluzive ku pushojnë ambasadorët dhe diplomatët e huaj

25 Korrik 2023 | 22:21

Ergys Vladi, shoqërues i turistëve të huaj është shprehur se diplomatët dhe të deputetët e huaj duan që të vizitojnë vendet ekskluzive në Shqipëri.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se dita për të vizituar këto vende shkon nga 300 deri në 600 euro.

Më tej ai shtoi se zyrtarët nuk paguajnë për luksin po për eksperiencën.

“Gjërat që ato duan janë gjëra ekskluzive që nuk shkojnë të gjithë. Shkon nga 300 deri 600 euro dita, turet janë nga 4 deri në 12 ditë. Nuk po flasim për ambasadorët që janë këtu, por për ministra e deputetë të huaj. Transporti bëhet me makinë private, në hotel ka dhomën më të mirë, nga guida lokale.  Për shembull nëse marrim lumin e Shalës të gjithë shkojnë me varkë, ai shkon me skaf. Ata duan kulturë, duan njerëz që ndajnë historitë e tyre me ta, si e kanë ndërtuar biznesin. Një nga vendet ekskluzive është Lura, në Topojan. Ata nuk paguajnë për luksin po për eksperiencën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026