“Më pëlqen të shkoj në pub-e”, Rita Petro: Po të mos shkoj një javë, ndihem keq

26 Korrik 2023 | 09:43

Shkrimtarja Rita Petro tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se i  pëlqen shumë jeta e natës dhe ndihet shumë keq nëse nuk shkon të paktën 1 herë në javë.

Ajo tregoi se i pëlqejnë kombinimet e zeza të veshjeve për këto raste, teksa shtoi gjithashtu se preferon që të përdorë dhe aksesorë që nuk e bezdisin, por duken bukur.

“Më pëlqen vajtja në pub-e. Pavarësisht se jam në këtë moshë më pëlqen shumë, festat më pëlqejnë shumë dhe më pëlqen sidomos të vishem me të zeza, të vë aksesorë të zinj, kam qejf kur shkoj atje. Në përgjithësi më pëlqejnë aksesorët sportivë. Edhe në Shqipëri, edhe jashtë vendit kam qejf kur i frekuentoj pub-et. Edhe në Shqipëri bëhet shumë mirë, sidomos dhe në Kosovë, në Prishtinë, kënaqem jashtë mase. Po të më mungojë një herë në javë ndihem shumë keq, duhet të shkoj të paktën një herë në javë,” – u shpreh Petro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024