Kurti: Masat e BE-së duhet të hiqen para shpalljes së zgjedhjeve në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian duhet të hiqen para shpalljes së zgjedhjeve në veri.
Kurti tha në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë se ky nuk është kushtëzim ndaj BE-së, por është rrjedha logjike e gjërave që duhet të ndodhin.
“Marrëveshja e Bratislavës duhet të zbatuar. Ne jemi duke u përgatitur që të kemi zgjedhje në veri, ndërkaq presim qe masat ndëshkuese të largohen”, tha ai.
Kurti, i quajti të papranueshme edhe sulmet ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb. Ndërkaq, ai kërkoi reagimin ndërkombëtar ndaj kësaj fushate të egër, siç e cilësoi kryeministri i Kosovës, të mbështetur nga Beogradi.
Megjithatë, Kurti tha se policët nuk duhet t’i përfillin këto sulme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut