Digjet një anije mallrash pranë Holandës, një viktimë
Një pjesëtar i ekuipazhit të një anije mallrash vdiq të mërkurën në afërsi të Holandës, pasi anija që po transportonte gati 3.000 vetura u kaplua nga zjarri.
Roja bregdetare holandeze tha se anija po vazhdonte të digjej dhe se edhe disa persona të tjera kishin mbetur të lënduar.
Tentimet për ta shpëtuar anijen po vazhdojnë ende pranë Holandës, një vend të rëndësishëm për shpendët shtegtarë.
Varka dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin, tha roja bregdetare në një deklaratë.
Disa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga kuverta e anijes në det dhe u kapën nga një varkë shpëtimi, tha kapiteni i varkës së shpëtimit për transmetuesin holandez NOS. Disa pjesëtarë të ekuipazhit pësuan kocka të thyera, djegie dhe probleme në frymëmarrje dhe u dërguan në spitale në Holandën veriore, thanë shërbimet e urgjencës.
“Aktualisht ka shumë anije në vendngjarje për ta monitoruar situatën dhe për ts parë se si të vihet nën kontroll zjarri”, tha në telefon zëdhënësja e roje bregdetare Lea Versteeg. “Por gjithçka varet nga moti dhe dëmtimi i anijes”.
I pyetur nëse ishte e mundur që anija të fundosej, Versteeg tha se ky “është një skenar që po e marrim parasysh dhe po përgatitemi për të gjithë skenarët”.
Roja Bregdetare dha një përditësim pak para mesditës, duke thënë se situata nuk ishte ndryshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët