Kush tradhtoi Basha apo Bardhi? Bejko flet për përplasjet dhe zgjedhjet në PD

26 Korrik 2023 | 15:14

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Bejko u ndal dhe te përplasjet mes Sekretarit Gazment Bardhi dhe ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku tha se të dy deklarojnë se ndihen të tradhtuar nga njëri tjetrit.

Ai shtoi se nuk është në dijeni të krisjes që mund të ketë ndodhur mes dy bashkëpunëtorëve të ngushtë dikur.

“Unë mendoj se të dy, nuk i di arsyet por Basha kam përshtypje ndihet i tradhëtuar nga Bardhi, Bardhi thotë jam i tradhëtuar nga Basha, nuk e di këtë histori, ka një lloj erotizmi brenda në këtë ngjarje por nuk e di ku fillon e ku mbaron”. tha Bejko.

Duke u ndalur te zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Bejko tha se në zgjedhjet e 29 korrikut pritet të votojnë 25 mijë anëtarë. Shifrën e ulët Bejko e justifikoi me pastrimin e listave të fryra.

“Partia Demokratike dhe çdo parti tjetër shqiptare ka ardhur koha të jetë realiste, të jetë me këmbë në tokë dhe të heqi dorë nga listat e fryra të antarëve të saj sepse i bie që për numër popullsie të kemi më shumë antarë se çdo parti tjetër në botë. Dihet që listat kanë qënë të fryra, dihet që edhe votimet që ka bërë ‘foltorja’ një vit më parë kanë qënë votime fiktve sepse vetë kanë bërë listat, vetë kanë njoftuar pjesmarrjen, vetë kanë votuar, vetë kanë numëruar në fund dhe vetë kanë vulosur, vulë s’kanë ata, por vetë kanë firmosur”, tha Bejko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026