Vodhi targat e 6 automjeteve të huaja, arrestohet 57-vjeçari nga Kosova

26 Korrik 2023 | 16:17

Një 57-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme pasi ka vjedhur targat e 6 automjeteve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. F., 57 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, i cili kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas i vidhte targat për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari krimianle në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026