Probleme me dritat në Sarandë, kabinat elektrike shpërthejnë nga mbingarkesa
“Në pikun e sezonit turistik ku temperaturat prekin 40 gradë celsius, banorët dhe turistët në Sarandë e Ksamil duhet të përballen me mungesën e energjisë elektrike”
Në ditët e fundit janë regjistruar disa raste ku telat e korentit apo kabinat e energjisë elektrike kanë shpërthyer në flakë, duke panikosur banorët dhe turistët.
Rasti më i fundit ishte ai i një dite më parë në rrugën e tretë në Sarandë.
“Janë ndërprerë sa herë të duash. Ketë punë kemi gjithë këto ditët e fundit na janë ndërprerë dritat 3-4 herë në ditë”,-tha një qytetar.
-Sa orë keni qëndruar pa drita?
-Me orë të tëra
-Po dritat vetëm dje kemi pasur se ditët e tjera kanë qenë ndërprerë, hajde këtë punë kemi pasur.
– A jeni ndjerë të rrezikuar?
– Po jemi ndjerë po ça të bëjmë ku të ankohemi.
E kontaktuar nga Euronews Albania, OSHEE Sarandë pohon se shkak i shkëndijave elektrike në telat e korrentit dhe kabinat e energjisë elektrike janë bërë temperaturat ekstreme dhe mbingarkesa e rrjetit.
Situata me ndërprerjen e energjisë elektrike ndodh në mes të sezonit turistik kur Saranda dhe Ksamili po thyejnë rekorde të prezencës së turistëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi