Ekzekutohet me 4 plumba shqiptari në Greqi, dyshohet larje hesapesh
Periferia e Selanikut është tronditur nga vdekja e një 37-vjeçari i cili u ekzekutua me 4 plumba teksa po futej në pallatin ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes, ndërsa dyshohet se atentatorët kanë pasur hesape për të larë me 37-vjeçarin.
Pasi parkoi makinën, ai shkoi drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutorët e tij. Sipas informacioneve të fundit, është qëlluar disa herë ndërsa policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy topa zjarri.
Një kalimtar ka lajmëruar për të shtënat. Policia e ka gjetur të gjakosur në tokë shqiptarin, i cili pak më pas është transportuar në spital, aty ku dhe ka humbur jetën.
Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)