Megaoperacioni i SPAK, Berisha: U arrestuan krerët e krimit të lidhur me shtetin
Ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi gjatë një deklarate për media këtë të enjte, megaoperacionin e SPAK ku u arrestuan ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita.
Berisha i cilësoi dy prej personave të ndaluar si lidhje direkete të kryeministrit Rama. Sipas tij ish-zyrtari i policisë Oltion Bistri është një përbindësh i krimit, i lidhur me kupolën qeverisëse.
Ndërsa akuza hodhi dhe për përfitimin e tenderave publikë nga biznesmeni Xhevahir Lita.
“Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.
Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Rramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.
Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino.
Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri.
Por mbi Pëllumbin ishte Bistri.
Bistri është një nga eksponentët e krimit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai drejtonte Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit. Oltion Bistri është një përbindshëm i krimit.
Nga hajdut ordiner te autor i të gjitha llojeve të dhunimit të ligjit.
Ai zbatonte urdhrat e prokurorisë për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij në krim, ndaj edhe ata ia mbathnin lirshëm se njoftoheshin para se të ekzekutohej urdhri.
Të gjithë ata që zbatojnë ligjin, do kenë mbështetjen e plotë të PD”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq